Rama nuk komenton deklaratën e Kurtit: Do të flas nesër në Prishtinë

0
248

Deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do t’i përgjigjet të enjten gjatë turit në Prishtinë.
‘’Do të flas kur të jetë koha për të folur, do të flas nesër në Prishtinë”, ka thënë shkurt Rama.

Sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u shpreh i gatshëm ta takojë, duke pranuar se raporti ndërmjet dy vendeve “po lëngon”.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të tourit ballkanik. Është thënë që ky tour ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që meqenëse do të vijë dhe do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive e cila u anulua paarsyeshëm ndonëse ishte paraparë muaj më parë. Është e nevojshme për mua që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam thënë, se për takimet e ne të dyve – ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh – nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri dhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”, tha Kurti.

Mbledhja e dy qeverive ishte paraparë të mbahej në Gjakovë më 14 qershor./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here