Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes me ShBA-në

0
42

Qeveria e Kosovës ka miratuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushë e mbrojtjes dhe sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se më këtë marrëveshje synohet avancimi i bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Me këtë marrëveshje, Republika e Kosovës dhe SHBA angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike e ushtarake”, tha Kurti, raport teve1.info.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se marrëveshja është arritur në përputhje me integrimin strategjik euroatlantik.

“Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike në bashkëpunim me shtetet aleate në koordinim të plotë me ShBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushë e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dy palët të angazhohemi në avancimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, si planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake. Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje të integrimit strategjik euroatlantik, rritjen e ndërveprueshmërisë, gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Maqedonci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here