Punëtori që humbi jetën në vendin e punës në Prizren, raportohet se është nga Komuna e Malishevës

0
102
Foto: Ilustrim

Punëtori i cili ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren, dyshohet se është nga Komuna e Malishevës.

Mediumi lokal RTV Malisheva, raporton se viktima është identifikuar me inicialet V.M., 24 vjeç, dhe dyshohet se është nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një punishte, ku një pompë betoni është rrëzuar dhe e ka zënë punëtorin gjatë punës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here