Disa produkte të caktuara janë vërtet të gabuara nëse ju intereson shëndeti i mëlçisë. Ju sjellim një renditje të cilën duhet ta mbani parasysh.
Sheqeri
Shumë sheqer nuk bën vetëm dëm tek dhëmbët tuaj. Sheqeri arrin të dëmtojë fort edhe mëlçinë. Mëlçia shpërbën një lloj sheqeri të quajtur fruktozë, për të bërë yndyrë. Shumë sheqerna të rafinuar dhe shurupi i misrit me përmbajtje të lartë fruktoze sjellin tepri. Kjo shkakton një grumbullim yndyror që mund të çojë në sëmundje të mëlçisë. Disa studime tregojnë se sheqeri mund të jetë po aq i dëmshëm për mëlçinë si alkooli edhe nëse nuk jeni mbipeshë. Ju tregojmë me këtë rast edhe një arsye tjetër të fortë për të kufizuar ushqimet me sheqerna të shtuara.
Mbipesha
Mbipesha arrin të krijojë dhjamosje në qelizat tuaja të mëlçisë dhe të çojë në sëmundje të mëlçisë. Si rezultat, mëlçia juaj mund të rritet dhe me kalimin e kohës, mund të ngurtësohet duke sjellë sëmundje si cirroza. Studimet e konsultuara tregojnë se rreziqet me shëndetin e mëlçisë rriten nëse jeni mbipeshë ose keni diabet. Ushqimi i duhur dhe stërvitja mund ta ndalojnë sëmundjen.
Tepri nga Suplementet me Vitaminën A
Organizmi ka nevojë për vitaminë A dhe është mirë ta merrni nga frutat dhe perimet e freskëta, veçanërisht nga ato që janë të kuqe, portokalli dhe të verdhë. Por nëse merrni suplemente apo shtesa që kanë doza të larta të vitaminës A, kjo mund të jetë një problem për mëlçinë tuaj. Kontrolloni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë vitaminë shtesë A sepse ndoshta nuk keni nevojë për atë.
Pijet e Gazuara Plot Sheqer
Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pijnë shumë pije të gazuara kanë më shumë gjasa të kenë probleme me shëndetin e mëlçisë.
Acetaminofeni
Sigurohuni që të merrni sasinë e duhur të acetaminofenit! Nëse merrni aksidentalisht më shumë acetaminofen, rrezikoni mëlçinë. Për shembull, një tabletë për dhimbjen tuaj të kokës dhe diçka tjetër për të ftohurën tuaj dhe të dyja kanë acetaminofen – kjo mund të dëmtojë mëlçinë. Kontrolloni dozën ditore të shkruar në kutitë e ilaçeve dhe respektojeni atë në maksimum.
Yndyrnat Trans
Këto janë yndyrna të bëra nga njeriu dhe gjenden gjerësisht në disa ushqime të paketuara. Ju do t’i shihni ato të listuara si përbërës “pjesërisht të hidrogjenuar” nëse lexoni produktet që blini. Këtu bën pjesë edhe margarina. Një ushqim plot me yndyrna trans, ju bën më shumë gjasa të fitoni peshë. Kjo nuk është e mirë për mëlçinë tuaj.
Alkooli
Duhet të konsumoni pije alkoolike më pak se sa mund të mendoni. Konsumi i tepërt është i keq për mëlçinë tuaj. Nëse konsumoni alkool, sigurohuni që ta mbani atë në sasi të vogla. Masa e duhur është një pije në ditë për gratë dhe deri në 2 ditë për meshkujt./AgroWeb