Prizrenasit në merak ‘dajakun’, disa pëfundojnë të arrestuar e disa në spital

0
491

Tre raste të ndara të sulmeve fizike janë raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren.

Disa prej të sulmuarve kanë pranuar tretman mjekësor, derisa rastet janë duke u hetuar.

Prizren 23.07.2023 – 04:40. Raportohet për një mosmarrëveshje në mes të katër personave meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre kishte kërkuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Personat e përfshirë janë intervistuar në cilësi të dyshuarve dhe dëshmitarëve. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 23.07.2023-13:05. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit pas një konflikti verbal janë sulmuar nga disa persona tjerë të dyshuar meshkuj. Rasti në procedurë hetimore

Prizren 23.07.2023-22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një konflikti verbal e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply