Një person i dyshuar për posedim të narkotikëve është vetëdorëzuar dje në polici. Pas intervistimit nga autoritetet, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, raporton 04 Online.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërsa policia mbetet e angazhuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme të lidhura me substancat narkotike.
“Prizren / 07.03.2025 – 21:52. Lidhur me rastin, më 12.03.2025 është vet dorëzuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online