Prizren, të gjithë blegtorët, sipas nevojës, mund të kërkojnë asistencë edhe nga Policia e Kosovës përgjatë shtegtimit të tyre

0
499

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka lutur për mirëkuptim qytetarët dhe vozitësit për kujdes të shtuar, sepse gjatë këtyre netëve do të shihni dhe ndëgjoni këmbana të tufave të dhenve nëpër rrugët e qytetit tonë.

Madje Haskuka ka bërë me dije se të gjithë blegtorët, sipas nevojës, mund të kërkojnë asistencë edhe nga Policia e Kosovës përgjatë shtegtimit të tyre.

Postimi i plotë i Haskukës:

Njoftim për blegtorët e Komunës së Prizrenit

Po e lëmë pas një sezon dimëror, me përplot sfida për bujqit në përgjithësi dhe blegtorët tanë në veçanti.

Është pikërisht koha kur bagëtitë e regjionit të Prizrenit shtegtojnë drejt kullotave malore të bjeshkëve të Sharrit.

Si qytet specifik për kultivimin e dhentarisë, gjatë këtyre netëve do të shihni dhe ndëgjoni këmbana të tufave të dhenve nëpër rrugët e qytetit tonë.

Blegtorët tanë të vyeshëm, po i lënë shtëpitë dhe familjet e tyre për t’u kthyer sërish në vjeshtë. Andaj, i lus të gjithë qytetarët për mirëkuptim, dhe sidomos vozitësit për kujdes të shtuar.

Të gjithë blegtorët, sipas nevojës, mund të kërkojnë asistencë edhe nga Policia e Kosovës përgjatë shtegtimit të tyre.

Ju priftë e mbara!

Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here