Prizren | Policia i gjen heroinë në veturë, arrestohet i dyshuari

0
199
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në autostradë, në Prizren, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 3 kg e 197 gr.

Gjithashtu policia ka konfiskuar edhe para të gatshme në euro, denar të Maqedonisë, një telefon Samsung, një pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë Veriore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Autostradë, 20.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë rreth 3 kg e 197 gr, para të gatshme në euro, denar të Maqedonisë, një telefon Samsung, një pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë Veriore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.

Leave a Reply