Polonia e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.
Polakët sonte mundën Uellsin, me rezultat 2-1, në kuadër të Grupit 4 në Ligën e Kombeve.
Kaminski (72’) dhe Swiderski (85’), shënuan nga një gol për fitoren e Polonisë, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Williams (52’). /RTK