Po, bukuria ndihmon për të gjetur një vend pune

0
458

Për të gjetur punë shpesh herë nuk mjafton një CV e mirë apo një përgatitje profesionale, por duhet dhe një dukje e mirë. Ky është një studim që kanë nxjerrë disa psikologë, por sa i pranueshëm është ky studim për ne? Dhe sa e vërtetë është kjo?

Në fakt po të bëjmë një retrospektivë që nga Helena e Trojës e Kleopatra në antikitet, bukuria femërore është një pushtet i padiskutueshëm.

Nuk është aspak rastësi që historia ka përzgjedhur si figurat më përfaqësuese të universit femëror ato gra të cilat kanë ditur si ta kurojnë bukurinë e tyre dhe  ta kthejnë atë në një instrument pushteti (në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, duke filluar që nga pushteti seksual e dere tek ai ekonomik dhe politik, moral dhe religjioz).

Pra bukuria dhe sot ruan ende një pushtet absolut, një pushtet që pa diskutim lëshon rrënjë edhe në gjetjen e një punë. Dhe këtu shtrohet pyetja për secilin nga ne: Nëse ju do të ishit shef dhe përpara jush do të vijnë dy punonjëse  shumë të mira profesionalisht, po njëra do ishte  më e bukur se tjetra , atëherë kë do të pranonit në punë?

Sigurisht në këtë rast ka vend për shumë diskutim, pasi padyshim praktika tregon që vendin e  punës do ta fitonte ajo që do kishte cilësitë më të larta të dukjes. Por edhe pse kjo është  e vërtetë në fund të fundit askush s’duhet të ndihet inferior për pamjen e tij të jashtme apo për të gjetur një vend pune pasi aftësitë profesionale përbëjnë prioritet absolut dhe nëse nuk ekzistojnë , atëherë cilësi të tilla si dukja dhe shumë të tjera s’do kishin asnjë lloj vlere.

Leave a Reply