Përleshje mes tre personave në Prizren, ‘mollë sherri’ dyshohet se ishte fjalosja mes fëmijëve

0
382
Foto: Ilustrim

Një përleshje ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit ku janë përfshirë tre persona, një prej të cilëve ka marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi e ka konfirmuar rastin për Sinjalin dhe ka dhënë detaje.

Gashi tha se deri te përleshja ka ardhur si pasojë e një fjalosje mes fëmijëve, ku dy të dyshuar e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ai njoftoi se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në ndalim, ndërsa personi tjetër është ende në kërkim.

“Një person është i ndaluar tjetri është në kërkim për shkak të një lendimi trupor që ka ndodh në Prizren. Deri te kjo ka ardhur si pasojë e një fjalosje mes fëmijëve”, tha Gashi.

Ai tha se Policia po merret me rastin.

Leave a Reply