Perez: T’i mbrojmë “magjistarët” si Vinicius, Rodrygo do na emocionojë gjatë

0
141

Real Madrid mposhti 2-1 Osasunën në finalen e luajtur në Sevilla, duke fituar Kupën e Mbretit pas nëntë vitesh. Dygolëshi i Rodrygos i dhuroi trofeun e radhës skuadrës së Carlo Ancelottit.

Trofet fitohen me shumë punë dhe sakrifica“, deklaroi Florentino Perez pa triumfit ndaj Osasunës.

Presidenti i Realit u ndal te dyshja Vinicius Junior-Rodrygo në prononcimin pas ndeshjes, duke mos i kursyer elozhet për dy sulmuesit brazilianë.

Vinicius Junior është më i miri në botë në rolin e tij. Ne duhet t’i mbrojmë lojtarët që prodhojnë gjëra të veçanta si Vini.

Rodrygo është lojtar shumë, shumë i mirë… dhe ai është ende shumë i ri. Ai do t’u dhurojë tifozëve të Realit shumë vite fantastike“, u shpreh Perez.

Leave a Reply