PDK në pushim veror, ka një “kërcënim” ndaj Kurtit: Shihemi në shtator

0
181

Partia Demokratike e Kosovës si partia më e madhe opozitare me gjasë nuk do të lëvizë asgjë për rrëzimin e Qeverisë, që drejtohet nga Albin Kurti, së paku jo deri në vjeshtë, raporton Gazeta Blic.

Kësisoj edhe mocioni i nisur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë, si duket duhet të pres shtatorin.

Burime të Gazeta Blic nga partia që drejtohet nga Memli Krasniqi kanë thënë se PDK nuk do të ‘bëjë asgjë’ së paku deri në vjeshtë.

“Pas kësaj kohe – pushimeve, PDK do të rikthehet me veprime konkrete ndaj Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti”, ka thënë një burim i gazetës.

“Në ora 16;00 kemi mbledhje të Kryesisë, ku do të flitet për vizitën e kryetarit Krasniqi në Francë dhe në Hagë dhe zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Po e përsëris, PDK nuk do të lëviz deri në shtator…”, ka thënë ky burim.

Në takimin e fundit të Këshillit Drejtues të këtij subjekti politik një zëri është kërkuar që të ketë zgjedhje të reja për shkak të situatës politike dhe të sigurisë që është krijuar muajve të fundit.

Prishja e raporteve me aleatët dhe sanksionet ndaj Kosovës për shkak të “kryeneçësisë” së kryeministrit Kurti, kanë forcuar bindjet e kësaj partie politike se vendit i duhet një Qeveri tjetër.

Por gjithçka ka mbetur vetëm deklarata publike nga ajo mbledhje e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Krejt çka ka bërë PDK-ja pas kësaj mbledhje, janë protestat simbolike që quan në përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të saj dhe disa ministrave e deputetëve të pozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here