Pajisja që e mbush telefonin për shtatë sekonda pritet të dalë në treg këtë vit

0
232

Një kompani teknologjike nga Katari ka gjetur zgjidhje për problemin e mbushjes së telefonit në kohë të shkurtër, raportoi të dielën “Daily Mail”.

E quajtur Swapery, pajisja mund ta mbushë një telefon celular në shtatë sekonda.

Kjo pajisje pritet të dalë në treg gjatë këtij viti me një çmim prej 180 funte.

Kjo pajisje shpërndan paketa baterish me peshë të lehtë, të cilat ngjiten në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të telefonit dhe lidhen me portën e karikimit në pjesën e poshtme të telefonit.

Secila nga paketat e baterive peshon afërsisht njësoj si dy bateri AA dhe janë të disponueshme për të gjithë telefonat inteligjentë.

Përdoruesit e futin telefonin e tyre në Swapery, i cili automatikisht heq baterinë e përdorur dhe e zëvendëson atë me një të karikuar plotësisht.

“Smartphonet modernë mbarojnë shumë shpejt baterinë dhe është e lehtë të harrosh t’i karikosh”, thotë Ali Salah, krijuesi i Swapery. “Me pajisjen tonë, nuk do të keni nevojë të shqetësoheni nëse keni harruar ta mbushni telefonin tuaj para gjumit apo të merreni me kabllo për mbushje”, ka shtuar ai.

Leave a Reply