Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Samitin e Liderëve të EPC-së.
Osmani përmes një shkrimi në Facebook thotë se gjatë këtij takimi rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar bashkëpunimin me Greqinë.
“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, shkroi Osmani.
Kujtojmë se ky samit po mbahet në Londër.