Osmani me ish-shefin e NATO-s: Kosova e palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike

0
142

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me Anders Fogh Rasmussen, kryetar i “Rasmussen Global”, firmës ndërkombëtare të konsulencave politike, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se e ka falënderuar atë për ftesën që i ka bërë për t’u bashkuar në samitin CDS2024 në Kopenhagë të Danimarkës.

“Një diskutim i mirë mbi rëndësinë kritike të demokracive që qëndrojnë së bashku gjatë këtyre kohërave kyçe”.

“Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike”, ka thënë Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here