Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës mban takim me Odën e Tregtisë dhe Industrisë së Antalisë

0
228

Me rastin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të OHTK-së në panairin e Hotelierisë dhe Gastronomisë në Antalya Expo Center 2022, është mbajtur edhe një takim mes “OHTK-së” dhe Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Antalisë “ATS-së”, kjo me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushëveprimtaritë e njejta, shkëmbimit të ideve e të përvojave të mira, si dhe zgjerimit të mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Kryetari i OHTK-së Drsc. Hysen Sogojeva ka falenderuar nënkryetarin e bordit të drejtorëve z. M. Cihangir Deniz për pritjen e mirë që u është bërë dhe i ka ftuar që edhe ata në të ardhmen e afërt të jenë musafir të OHTK-së!

Leave a Reply