Nxënësi kosovar, Gerti Kida, i cili ka arritur të rrëmbejë plot çmime në gara të ndryshme në matematikë e shkencë, ka triumfuar edhe në “International Stem Olympiad 2024”, që u mbajt në Hagë të Holandës, raporton Gazeta Sinjali.
Kida, këtë herë ka marrë çmimin e parë, duke fituar medalje të artë në “Coding Category – Grades 9-10-11”.
Ndërsa nxënësi Mal Ismaili ka zënë vendin e dytë dhe ka fituar medalje të bronztë në të njëjtën kategori në “Grades 6-7-8”.
Kosova ka qenë ndër 30 shtete pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.