Një grusht popull, prodhojmë kriminelë për krejt dynjanë

0
1025

Shkruan: Afërdita Morina Biffar

Qohen e bejne dasem nga 25 mije euro e fiuuuu per me e martu djalin, e çiken e percjellin me nje pasul me mish, tuj thane ne vend te urimit – shyqyr e rahatum – qe i bie shyqyr qe e hoqem qafe.

Pa u dhënë asnjë mbështetje kurrë, tuj ua mohu trashëgiminë, tuj i këshillu me mshel gojën e me duru edhe dhunën që me ba venin te burri, që qëllon të jetë psikopat, maniak, dhunues e vrasës.

Ani s’ka dert, qata e ka pasë nafakë, thonë pa dhimbje e pa mërzi.

Se çikën e shohin si mallkim, si copë mishi, send pa vlerë e pjellë për derë të huej…

Krisin revolet e tupanat kur u lind djali, ia krisin vajit e derdhin lotë kur u lind çika.

Mendësi primitive. Shoqëri mesjetare. Arkaik.

1.5 milion banor, as sa një mahallë e metropoleve, e përditë tronditemi nga kronika të zeza.

Nje grusht popull, prodhojmë kriminelë për krejt dynjanë.

E mbyti gruan me sëpatë.

Tuj e rrah e dhunu e mbyti nusen.

E vrau gruan dhe beben që priste me e lind.

Shkoi e i vrau gruan dhe vajzën në shtëpi të babës.

Edhe sa vrasje, edhe sa viktima gra? Deri kur kemi me duru?

Shoqëri e burrave të dhunshëm, psikopat e maniak.

Dy shpirta, dy engjuj të përqafuar që sot u ngjitën në qiell, qofshin këmbana se u mbush kupa, se ka nevojë për një shkundje e lëkundje të madhe që truri i mykur të na bie në vend.

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply