Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

0
2039

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur edhe sot në një familje në Prizren, ku një grua e moshës 51-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura.

Sipas burimeve brenda Emergjencës, viktima kishte konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, duke iu përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çka është dërguar në spital për trajtim.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratat e disa familjarëve, me ç’rast është kuptuar se gruaja qenë në gjendje të rënduar emocionale, por s’dihet arsyeja që e ka shtyrë të tentojë vetëvrasjen.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Leave a Reply