Nëse dëshironi ta kthjellni popullin, ndaleni internetin dhe serialet. Do ti shihni rezultatet brenda një muaji

0
907

Përmes telefonave të mençur jemi duke krijuar gjenerata të “çmendura”. Për t’ua mbyllur gojën fëmijëve, prindërit ua gjuajnë telefonat, tabletët e laptopat. Madje, i kushtëzojnë se do t’ia japin njërin apo tjetrin nëse hanë ushqim, nëse heshtin, nëse shkojnë në market, nëse i bëjnë detyrat, e të tjera. Domethënë, prindërit janë faktori kryesorë (pozitivisht apo negativisht) për edukimin e fëmijëve, sepse gjithçka fillon nga familja.

Përtej kësaj, edhe gjeneratat e reja dhe të rriturit janë përdorues të internetit, telefonave dhe shikojnë seriale në mënyrë ekstreme, dhe jo vetëm. Pasojë e kësaj është se mungon, zhduket apo nuk zhvillohet normalisht komunikimi, sjellja dhe edukata, ndërsa në anën tjetër këta njerëz bëhen imitator të asaj çfarë shohin në rrjetet sociale, çfarë histori lexojnë në portale dhe çka shikojnë në televizionet tona.

Prandaj, filloni ti thuani JO internetit, rrjeteve sociale dhe kalimit të kohës së gjatë para televizorit. Familja ndërtohet duke komunikuar mes vete, e jo duke heshtur.

Derisa hesht në praninë e një familjari dhe në anën tjetër kënaqesh me atë çfarë lexon e shikon në telefon, kjo nënkupton se ka humbur dashuria për familjen.

Kemi edhe pak kohë ta shpëtojmë këtë shoqëri…

Shkruan: Luan SALLAUKA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply