Rrahje mes profesorit dhe nxënësit në një shkollë të mesme

0
371
Foto: Arkiva

Në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan kishte ndodhur një rrahje mes një profesori dhe një nxënësi të klasës së 11-të.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se janë intervistuar profesori dhe mësuesi. Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën.

“Rasti ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit. Rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor”, ka thënë Hashani./Koha

Leave a Reply