Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 5 pacientë me COVID-19

0
209

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19. Prej tyre, 52 të konfirmura me Covid-19 pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 22 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Leave a Reply