Në SHFMU “Emin Duraku” organizojnë aksion humanitar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

0
407

Nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren kanë organizuar aksion humanitar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i madh ditë më parë në Turqi.

Deri sot nga ky aksion, janë mbledhur 6 mijë e 900 euro e 30 cent, thuhet në njoftimin e shkollës. Këtij aksioni, që pritet të vazhdoj edhe nesër, ju kanë bashkangjitur edhe prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle.

“AKSIONI HUMANITAR I NXËNËSVE, MËSIMDHËNËSVE DHE PRINDËRVE TË SHFMU “EMIN DURAKU” NGA PRIZRENI
Të prekur thellë nga ndjenjat e larta të qytetarisë njerëzore dhe duke parë shumë skena të gjendjes në zonat e prekura nga tërmeti në mediat televizive, nxënësit e shkollës sonë: Şevval Şatri, Efe Kılıç, Rrezana F. Siqeca, Elda Gacaferi të mbështetur edhe nga drejtoria dhe mësimdhënësit e shkollës kanë filluar aksionin humanitar për familjet e viktimave dhe popullatën e prekur nga tërmeti në Republikën e Turqisë.
Këtij aksioni si gjithnjë i janë bashkangjitur nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës sonë.
Nga ky aksion deri më tani janë mbledhur gjithsej 6900. 30 € (Presim që kjo shifër të rritet edhe më tutje).
Aksioni është monitoruar nga zëv. drejtori Akif Gaş, ars. Fëllanza Kirajtani dhe ars. Selvie Lamaj.
Nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës sonë, njihen për shpirtin e tyre humanist, sepse edhe gjatë tërmetit në Shqipëri kanë grumbulluar 3464.45 €, pastaj aksioni për prindin e shkollës sonë Teuta Olluri, ku kanë grumbulluar 2550.50 € dhe aksione të tjera që tregojnë më së miri humanizmin tonë.
Ky aksion do të vazhdojë vetëm edhe ditën e nesërme me datë 10.02.2023.
Falenderojmë nga zemra të gjithë ata që morrën pjesë në këtë aksion ku treguan shpirtbardhësinë e tyre dhe u urojmë nga zemra të kenë shëndet dhe gëzime në familjet e tyre”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply