Në Prizren çmimet e transportit urban janë më të larta se në kryeqytet

0
253

Kryetari i komunës duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, e jo të rëndojë situatën financiare të qytetarëve të Prizrenit.

* Në shumë komuna të Kosovës, kryetarët kanë miratuar faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro, por Shaqir Totaj nuk e ka pranuar këtë për Prizrenin, por dërgoi ankesë: ” ligjin për tatimin në pronë në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se do të dëmtonte buxhetin e komunës”. Në vend që të ndihmojnë qytetarëve, udhëheqësit tanë vazhdojnë të injorojnë kërkesat e qytetarëve, siç është çmimi i biletës për transportin urban;

-Prizren është 0.60 euro, ndërsa në Prishtinë është vetëm 0.50,cent. – Prishtinë, pensionistët udhëtojnë falas qe pesë vite- Prizren, pensionistët paguajnë gjysmën e biletës (0.30 cent).

– Familjet e dëshmorëve në Prishtinë udhëtojnë falas,- Prizren ata paguajnë për transportin urban sigurisht (0.30 cent).

– Një tjetër diskriminim është ai ndaj nxënësve dhe studentëve, të cilët paguajnë( 0.30,cent) në Prizren, kurse në Prishtinë vetëm 0.25 cent.

Kuvendi komunal i Prishtinës aprovon biletat gjithëditore falas për udhëtarët ndërurbanë, ndërsa në Prizren kjo nuk merret parasysh.

Shkruan: Erblina Kallabaku

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here