Mrekulli! “Kjo farë lufton kancerin”

0
190

Nëse nuk keni dëgjuar ende për farën e lirit, më besoni, keni humbur shumë dhe pasi të lexoni këtë do të filloni të interesoheni për të.

Mendoj dhe jo vetëm unë, se fara e lirit do të jetë për shekullin e XXI sikurse embrioni i grurit për vitet 60-të.

Aktualisht po studiohet ndikimi i tyre për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak dhe pakësimin e rreziqeve për t’u prekur nga tumoret. Duket se kanë efekt në uljen e nivelit të estrogjenit dhe kështu ul rrezikun e kancerit të gjirit.

Vlerat e farës së lirit do të kuptohen më mirë pas më tepër se 10 vjetësh.

Në fakt fara e lirit është përdorur si mjekim dhe si ushqim për qindra vjet.

Dymbëdhjetë shekuj më parë Sharlemanje, mbret i frankëve nga viti 768 deri sa vdiq, nxorri një dekret sipas të cilit:

Të gjithë romanët besnikë duhet ta konsumojnë farën e lirit që të ruajnë shëndetin e tyre“.

Duket sikur këto ishin fjalë vërtet shumë të mençura për një civilizim jo të pasur, apo që i mungonin studimet për të mbështetur teoritë e hedhura. Atëkohë kishte vetëm vëzhgime individuale.

Në vitet 1600 fara e lirit u cilësua nga mjeku Nikolas Kalpeper si një përbërës i vlefshëm për të luftuar tumoret dhe inflamacionin.

Çfarë mund të ketë fara e lirit që e bën kaq të çmuar?

E dimë se ajo është një burim i jashtëzakonshëm i fitoestrogjenit dhe përmban nga kjo lëndë 75-800 herë më shumë se sa burimet e tjera bimore.

Fitoestrogjeni vepron edhe si antioksidues që mbron qelizat e shëndetshme nga mundësia e takimit me radikalet e lira në organizëm.

Gjithashtu fara e lirit është e pasur me formën bimore të acideve yndyrore omega-3, acidin alfalinoleik. 

Mundet që omega-3 e prodhimeve të detit si peshku mund të ndikojë më fort në organizmin e njeriut. Megjithatë mendohet se edhe forma bimore ka shumë vlera.

Acidi omega-3 tek fara e lirit ndihmon në parandalimin e mpikjes së gjakut që mund të shkaktojë infarkt në zemër –kjo sipas një studimi të kryer në Universitetin e Torontos.

Fara e lirit është një burim i mirë i fibrave të tretshme, faktor që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe të kolesterolit.

Sipas një studimi të kryer tek gratë kur këto shtuan rreth dy lugë gjelle farë liri në dietën e tyre të përditshme për katër javë u pa se niveli i kolesterolit të keq në organizëm u ul me 18% ndërsa niveli i kolesterolit të mirë mbeti i njëjtë.

Farat e lirit gjithashtu mund t’i bëjnë arteriet më elastike. Kjo mund të çojë në uljen e rrezikut të infarktit në zemër dhe të hemorragjisë cerebrale vetëm pasi ta plotësoni dietën tuaj me këtë element për një muaj.

Besoj se keni dëgjuar për trashjen e arterieve apo ngrirjen e mureve të enëve të gjakut, që shkaktohen nga tensioni i lartë i gjakut, diabeti apo arterioskleroza.

Pra fara e lirit mund të ndihmojë pikërisht në “zbutjen” e arterieve. Për këtë çështje nevojiten më tepër studime megjithatë këto që ekzistojnë deri tani janë të mjaftueshme. Por mjekësia do të vazhdojë kërkimet në këtë fushë.

Po si përdoren dhe a duan kujdes të veçantë ruajtje?

Të grira këto fara duhen ruajtur në frigorifer, në një enë të mbyllur fort deri në dy muaj, ndryshe dëmtohen. Nëse zgjidhni të përdorni vaj farash liri, mbani mend se ai nuk përmban acid omega-3 dhe fibër, këto elemente shpërbëhen gjatë procesit të prodhimeve të vajit.

Meqenëse ne duam t’u marrim farave të lirit të gjitha vlerat e mundshme ju këshilloj që të mos përdorni vajin e tyre.

Blijeni farën e lirit të paketuar në kuti në supermarket. Më pas futini patjetër në frigorifer dhe grijini vetë për shembull me një bluarës kafeje. Është mirë që të keni një mulli kafeje të veçantë për t’i bluar ato.

Më pas farat e grira mbyllini fort në një enë dhe ruajini në frigorifer. Merrni prej aty dy apo tri lugë çaji në ditë të cilat mund t’i përzieni me një lëng frutash apo t’i spërkatni në qumështin me drithëra.

Kujdes!!

Disa persona janë shumë alergjikë ndaj farave të lirit. Ndaj ju këshillohet që të filloni me një çerek luge çaji në ditë dhe më pas ta shtoni atë gradualisht, nëse nuk vini re ndonjë reaksion prej saj.

Gjithashtu meqë farat e lirit kanë fibra dhe gjatë konsumimit të tyre fillimisht mund të keni gazra dhe fryrje barku ndaj mos u shqetësoni derisa të mësoheni me to dhe të adaptoheni me to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here