Mitet popullore pallavra! Ju kanë gënjyer!

0
164

Pirja e 8 gotave ujë në ditë

A është e vërtetë që trupi juaj ka nevojë për 8 gota ujë në ditë? Hmm! Jo domosdoshmërisht.

Gjithsecili ka nevojat e tij personale, të cilat varen nga temperatura dhe lagështia e ambientit, masa e trupit, gjinia dhe niveli i aktivitetit fizik. Disa thonë që 8 gota ujë në ditë duhen pirë në qoftë se do të dobësohesh.

Në fakt, kjo nuk rezultoi e vërtetë nga një studim që u bë me 38 adoleshentë obezë, të cilët pinë sasi të madhe uji për 6 muaj. Disa të tjerë thonë që të pish ujë edhe kur nuk ke etje ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës, redukton dhimbjen e kokës, ndihmon në eliminimin e më shumë toksinave nga veshkat.

Për këto mite popullore u bënë studime dhe ato rezultuan të pavërteta.

Nuk ka evidencë të bazuar në studime të mirëfillta që pirja e sasive të mëdha të ujit përmirëson shëndetin. Trupi e rregullon vetë nevojën për ujë. Në qoftë se pi ujë deri sa të mos ndjesh më etje është mëse e mjaftueshme.

A e dëmtojnë vezët shëndetin tuaj?

Vezët përmbajnë kolesterol më shumë se çdo ushqim tjetër. Kolesteroli në gjak është i lidhur ngushtësisht me sëmundjet e zemrës. Kështu, me një logjikë të thjeshtë, të hash shumë vezë, i bën keq zemrës apo jo?

Jo tamam. Studimet nutricionale që janë kryer thonë të kundërtën. Një vezë në ditë nuk e rrit riskun për sëmundje të zemrës te një person pa problem të mëparshëm të kolesterolit. Kjo sepse vezët kanë disa përbërës që e mbrojnë zemrën.

Kancer ose Alzhaimer nga produktet antidjersë?

Afro 40 vjet më parë ranë këmbanat e alarmit që produktet antidjersë janë të lidhura me demencën Alzhaimer.

Kjo sepse këto produkte bllokojnë gjendrat e djersës nëpërmjet aluminit dhe në trurin e pacientëve me Alzhaimer u gjetën nivele të larta të aluminit pas vdekjes.

Në fakt, niveli i lartë i aluminit në këta pacientë vjen nga sëmundja e tkurrjes së trurit dhe është pasojë e Alzhaimerit, jo shkak i saj.

Një tjetër e thënë në popull kryesisht nga vitet 1990 ishte që produktet antidjersë shkaktojnë kancer gjiri te femrat. Shoqata Amerikane e Kancerit, pasi kreu disa studime nuk gjeti asnjë lidhje midis kancerit të gjirit dhe këtyre produkteve.

Ajri i ftohtë shkakton rrufë?

Shpesh nënat na thonë: “Mos dil jashtë me kokë të lagur, sepse do marrësh të ftohur’’.

Megjithatë, me gjithë respektin për punën e palodhur të nënave, kjo nuk ka shumë të vërtetë brenda. Në qoftë se del në të ftohtë, me apo pa kokë të lagur, nuk rriten shanset për t’u ftohur.

Por pse? Në fakt virozat rriten gjatë periudhave të ftohta, thjesht sepse njerëzit tentojnë të grumbullohen brenda ambienteve të mbyllura dhe kjo rrit trasmetimin e viruseve.

A ka nevojë çdo njeri për multivitamina?

Vitaminat duken të shëndetshme në princip. Ato ndihmojnë trupin tonë të luftojnë sëmundjet, të mirëfunksionojnë qelizat po ashtu edhe organet. Kështu që, marrja e një doze ditore të vitaminës duket me kuptim apo jo? Le ta shohim.

Vitaminat nuk janë të dëmshme! Marrja e suplementeve me beta-karoten dhe vitaminë A dhe E është lidhur me rritje të incidencës së vdekjeve. Madje të rriturit e shëndetshëm nuk kanë asnjë forcim të imunitetit nga marrja e vitaminave.

Shumica e amerikanëve i marrin të gjitha vitaminat e nevojshme nga dieta dhe nuk kanë nevojë për suplemente. Megjithatë, shumica e amerikanëve të shëndetshëm sot vazhdojnë të marrin suplemente me vitamina.

Nutriocionistët thonë që marrja e vitaminave për parandalim është një praktikë që duhet dekurajuar. Njerëzit e shëndetshëm duhet t’i marrin vitaminat vetëm nëpërmjet ushqimit. Vitaminat kanë edhe indikacionet e tyre kur janë pa dyshim të domosdoshme për t’u marrë.

Në rastet e mungesës së vitaminave apo të enzimave marrja e tyre nga jashtë është zgjedhja e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here