MINT njofton se nuk e përcaktojnë më çmimin e derivateve, thotë nëse ka rritje të paarsyeshme do të marrin vendim

0
159

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se për shkak se ka skaduar Vendimi për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës, çmimi i derivateve sot në treg rrjedh si rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të importuara.

MINT, ka bërë të ditur se në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, atëherë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve.

“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrotjëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët.”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply