Mënyrat më të mira dhe më të këqija për të veshur getet

0
142

Një mënyrë e shohim gjithnjë e më shpesh

Ka shumë opsione të ndryshme stili me getet moderne, të përhershme dhe ajo më e rëndësishmja të ngrohta.

Një nga mënyrat më moderne për t’i stilizuar dhe për të bërë një stil interesant dimëror është t’i kombinoni me pantallona të shkurtra, natyrisht më të trasha, transmeton Telegrafi.

Kohët e fundit me pantallona të shkurtra lëkure dhe me çizmet dhe këmishën e bardhë nuk ka vend për gabime. Mund t’i kombinoni edhe me një xhaketë sportive. Në rast se vendosni për gete me print, vishini me rroba të thjeshta.

Gabimet stilistike kur vishni gete:

▪ Rregulli i parë kryesor është që getet nuk duhet të vishen me këpucë të hapura. Getet shkojnë më së miri me çizme, mokasine apo këpucë të mbyllura, por jo me sandale.

▪ Një tjetër gabim në stil që duhet evituar është kombinimi i geteve apo modeleve shumëngjyrëshe me rroba që të bien në sy, psh., me ngjyra të ndezura. Këto gete duhet të kombinohen me veshje të thjeshta.

▪ Gjithashtu, gabimi që nuk duhet bërë është të vishni një gete rrjetë gjatë ditës, duhet t’i lini për zgjedhjet e mbrëmjes, ndërsa gjatë ditës të zgjidhni modelet e “errëta”. /Telegrafi/

Leave a Reply