Me kokën ulur dhe të turpëruar, kombëtarja serbe kthehet në Beograd ku pritet nga pak tifozë

0
311

Kombëtarja e Serbisë humbi nga Zvicra (3:2) të premten në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, duke i dhënë lamtumirë Katarit.

Në xhiron e parë u mposhtën nga Brazili (2:0), në të dytën barazuan me Kamerunin, kurse në fund u mposhtën nga Xhaka e Shaqiri, përcjell GazetaBlic Sport.

Serbia udhëtoi drejt Katarit me ambicie të mëdha dhe kalimi i grupit ishte synimi që donte të arrinte në Kupën e Botës.  Në fund, pësoi tetë gola në grup dhe përfundoi në vendin e fundit.

Të dielën në mbrëmje kombëtarja serbe u kthye në Beograd dhe në aeroportin Nikola Tesla u pritën nga pak tifozë.

Leave a Reply