Me 7 prill të vitit 1999 makinerinë serbe e shndërruam në hekurishte në fshatin Billushë

0
417

Ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka kujtuar 6 dhe 7 prillin e vitit 1999, e njohur ndryshe si beteja e Vërrinit.

Sipas Berishës, më 7 prill në fshatin Billushë është kryer njëra nga betejat më të mëdha në këtë zonë, duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut, shkruan 04 Online.

Postimi i plotë:

Pas shumë viteve, sot isha te shkolla në vendëlindje, jo për të rikujtuar kohën kur isha nxënës në këtë shkollë, por për të rikëthyer emocionet e datës 7 prill 1999 dhe përballjen e njësive të UÇK-së me forcat e okupatorit serbë.
Përmes fotove desha të ndaj mu ju miq të nderuar atë që kisha shkruar pêr ngjarjet e dt 06 dhe 07 prill 1999, kur forcat e mëdha të okupatorit serbo-sllavë zbarkoheshin në Vërri të Prizrenit pêr të vazhduar planin e “tokës së djegur” siç quhej ndryshe “patkoj”!
Ata (serbët) me 6 prill 1999 në Hoq të Qytetit u zbarkuan me dhjetra makineri transprtuese dhe luftarake, më 7 prill herët në mëngjes përmes fshatit Poslishtë ju drejtuan Billushës(Kushtrim), ku në ora 06 e 30 min u përballën me rezistencën e fuqishme të UÇK-së në hyrje të fshatit, sakësisht te shkolla fshatit.
Pas 28 marsit 1999 ku popullata ishte detyruar me forc të largohet nga Vërrini sikurse nga shumë rajone të Kosovës, derisa në këtë pjesë ishim rreth 50 luftëtar të UÇK-së.
Forcat e mëdha të pushtuesit serbë kishin filluar të vendosen nëpër pika strategjike për tu munduar me i përballu sulmeve që vinin nga aeroplanët e Nato-s.
Në këtë kontest, ata (serbët) në mengjesin e hershëm të 7 prillit ja mësyn edhe Billushës ku ishin të pozicionuar ne (UÇK), Florim Islamaj që ishte përgjegjës për skuadrën në hyrje të fshatit me urgjencë vije dhe me tregon se serbët janë duke ardhur për Billushë nga dretimi Poslishtit, dërgova një ushtar të njoftoj Hoxhën (Samidinin) dhe luftëtarët tjerë që ti jen gati sipas planit që e kishim bërë një natë më herët.
Nuk vonoj shumë dhe forcat serbe u parqitën në fshatë, isha në dritare të një shtëpie ku pritet të kaloj makineria serbe, një oficer serbë kërceu nga makina në lëvizje, me gjasë kishtë vrejtur ushtarët tanë që ishin të pozicionuar nëpër shtëpit rreth shkollës.
Enda pa zën ai pozicion, filluam gjujtjet në drejtim të tij dhe dy makinave tjera përplotë ushtar serbë, me të gjitha armatimin që kishim në dispozicion.
Nga gjujtjet e automatikëve, mortajave dhe topit të dorës përveç makinës se ushtris serbe në flakë u kaplua edhe shkolla ku ishin të strehuar edhe disa ushtarë serbë që në gjuhën e tyre lemeritnin dhe kërkonim “mëshir”!
Për 1 orë sa zgjatën luftimet, forcat e mëdhe serbe kishin filluar ta rrethojn Billushën nga Hoqa me këmbsori, ndërsa nga ana e Zhurit me tankse dhe autoblinda.
Përmes radiolidhjes e njoftova Feridin, skuadra që ishte e pozicionuar nga ana tjetër e fshatit (baldevnec) të tërhiqet drejt vedit “kreu i qeshmes” me iden që të bashkohemi me skuadrat tjera që i kishim në prapavi sipas planit, një te Guri Kuq që e udhëheqte Mirsadi dhe tjetri mbi “Hani” që udhiqej nga Isa.
Mirpo serbët gjat kohës sa u zhvillohej lufta në fshatë, kushin arritur të zën pikën e lartë mbi fshat “Rid”…
Të trondituar nga humbjet, serbët filluan të djegin disa shtëpi në fshat si dhe vranë plakun Haxhi Amet Dervishaj i cili nuk kishte pranuar të lëshonte fshatin, deri sa një ushtar serbë i plagosur që kishte shpëtuar nga fushbeteja në hyrje të Billushës kishte ikur në Hoq ku vrau katër pleq.
Rrethimi ishte i hekurt, në venfin e quajtur “pashtër” serbit kishin ngritur prita, fati ishte në anën tonë sepse e njishim tetenin, kështu që duke e qarë pritën ku mbetën të vrarë 3 ushtarë serbë arritëm të dilnim nga rrethimi, për tu përballur në mengjesin e 8 prillit përsëri me sulmin e e forcave serbe mbi “Përpanikë”!
Ndodhën shumë beteja dhe aksione kundër forcave serbe deri me 12 qershor 1999, ku përfundimisht filloj të frumoj lirishtë Prizreni dhe Kosova.
Pas 24 viteve mund edhe të kemi komoditetin e harresës dhe dikushë të flasë apo edhe shkruaj për luftën sikurse për një film, por një gjë jam i sigurtë si edhe shumë të tjerë, se lufta nuk ka qenë film, por një e vërtet e madhe sa tragjike po aq edhe e lavdishme.
Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë, ndërsa respekti deri në përkulje, atyre që nuk u ndalën dhe dhan gjithëçka nga vetja deri në çlirimin e vendit!

Leave a Reply