Futbollisti gjerman, Mats Hummels, është lojtari më i ri i AS Romës.
Fabrizio Romano, gazetari italian ka bërë të ditur se marrëveshja me lojtarin dhe klubin italian tashmë është arritur, shkruan Indeksonline
Hummels ishte “lojtar i lirë” dhe tashmë ka firmosur kontratë me skuadrën nga Serie A deri në vitin 2025.
Ish-mbrojtësi i Dortmundit është nisur për në Romë për t’i kryer testet mjekësore.