Liverpool po përgatit një lëvizje spektakolare për Kylian Mbappén, me klubin anglez që synon ta transferojë yllin e Real Madridit në verën e vitit 2027.
Sipas Fichajes, “Reds” po shqyrtojnë një ofertë që mund të arrijë në 212 milionë funte, ndërsa tashmë po mendojnë edhe mënyrat e financimit të një operacioni të tillë.
Liverpool mund të detyrohet të largojë dy futbollistë me paga të larta për të krijuar hapësirën financiare të nevojshme për transferimin e francezit.
Raportohet gjithashtu se drejtuesit e klubit nga “Anfield” planifikojnë të kontaktojnë përfaqësuesit e Mbappés në fillim të vitit 2027, duke shpresuar të përfitojnë nga dëshira e tij e raportuar për t’u larguar nga Real Madridi.
Nëse realizohet, një transferim prej 212 milionë funtesh do të ishte një prej operacioneve më të mëdha në historinë e futbollit.















































