Lëndohet një punëtor në Prizren

0
346

Një punëtor është lënduar ditën e premte derisa ishte duke punuar në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”, rreth orës 17:00.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar i mitur, derisa ishte në vendin e punës, dyshohet se aksidentalisht ka pësuar lëndime nga makineria e punës. Njësitë relevante policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Policia shton tutje se, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here