Lajçak: Ballkani Perëndimor në BE tani, është më urgjent se kurrë më parë

0
4157

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik në Greqi.

Në një postim në Twitter ai ka treguar se atje ka thënë që hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian tash është më urgjente se kurrë më parë.

“Këtë javë, udhëtova në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi. Për shumë tema të diskutuara në Delphi, ne vetëm mund të merrnim me mend se çfarë do të sjellë e ardhmja. Megjithatë, për Ballkanin Perëndimor, rruga është e qartë dhe ajo çon drejt BE-së. Tani është më urgjente se kurrë për ta bërë atë realitet. Kjo është ajo që theksova në dy panele dhe gjatë të gjitha takimeve dhe diskutimeve të mia me liderë politikë nga rajoni dhe më gjerë, partnerë dhe miq”, ka shkruar Lajçak ndër tjera në Twitter./21Media

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here