Inspektorati inspekton lokalet në Prizren, ndalon uzurpimin e hapësirave publike

0
447

Drejtoria e Inspektorateve ka vazhduar me inspektimin e lokaleve me qëllim të parandalimit të uzurpimit të hapësirave publike.

Siç thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, kjo drejtori do të jetë e pakompromisë për ta ndaluar dukuritë negative në qytet dhe uzurpimin e hapësirave publike.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Inspektorateve është në krye të detyrës çdo ditë të javës

Sot gjatë ditës Drejtoria e Inspektorateve ka inspektuar lokalet ku po instalohen kontruksionet metalike pa leje përkatëse dhe ka ndaluar uzurpimin e hapësirave publike.
Drejtoria e Inspektorateve do të jetë e pakompromis dhe do të punoj pa rreshtur për të ndalur dukuritë negative në qytet dhe uzurpimin e hapësirave publike.
Bëjmë thirrje ndaj gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit të respektojnë ligjin dhe të mbrojmë hapësirat publike të përbashkëta të vendit tonë.
Së bashku do ta bëjmë Prizrenin vend më të mirë.

Leave a Reply