Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pres sot në takim kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.
Kjo e fundit, dje përmes një njoftimi në Twitter, bëri të ditur se do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.
“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën”.
“BE është partneri më i afërt politik dhe ekonomik në rajon. Prosperiteti dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për Finlandën”, ka shkruar ajo.