Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të Qeverive

0
237

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me vizitën e paralajmëruar të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nesër në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se është në dijeni për vizitën e Ramës dhe i ka kërkuar atij se meqenëse se do vijë në Kosovë, ta mbajnë mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive shqiptare, e cila ishte paraparë që të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, por që u anulua.

“Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama. E di që do vijë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Unë miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqenëse do të vijë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy Qeverive e cila u anulua paarsyeshëm, ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor. Të gjitha përgatitjet i patëm bërë. 13 marrëveshje kanë pasur të nënshkruan, ndërsa tani kanë mbetur në sirtar. Në mënyrë që marrëveshjet e dakorduara të mos ngelin edhe më tutje në sirtar, sepse nga to nuk përfitojnë kryeministrat, por qytetarët, dhe çdo ditë e humbur pa i nënshkruar këto marrëveshje është dëm për qytetarin, unë i kam propozuar kryeministrit Rama meqë po vjen këtë javë le ta  mbajmë mjë një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive tona dhe ti nënshkruajmë ato marrëveshje dhe t’i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”, tha ai.

Më tej ai është shprehur se nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së përbashkët, do të ngel te qëndrimi se për takimet e të dyve, kanë kontakt të drejtpërdrejtë.

Kurti ka thënë se nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri, nëse nuk takohen kryeministrat mes vete, teksa tha se e konsideron të arsyeshëm mbledhjen e dy Qeverive, por jo edhe takime tjera.

“Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy Qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam dhënë se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Ne takohemi shumë shpesh. Nëse shikoni gjatë këtyre dy viteve, kam një duzinë takimesh me Ramën. Nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri dhe demokracia e paqja në Ballkan, pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet  e dy Qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm. Andaj e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here