Kurti: Kosova ka nevojë për një kryeprokuror që ka integritet të lartë

0
210

Sot do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Lidhur më këtë ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë.

Sipas tij, krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën.

Postimi i tij i plotë:

Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.

Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare.

Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.

Leave a Reply