Dikush në New Jersey të martën mbrëma fitoi çmimin e parë të Mega Millions prej 1.12 miliardë dollarësh.
Numrat e tërhequr ishin: 7, 11, 22, 29, 38 dhe 4. Bileta fituese u shit në New Jersey, sipas faqes së internetit “Mega Millions”.
Deri në shortin e fundit, askush nuk kishte përputhur të gjashtë numrat dhe nuk kishte fituar çmimin e parë të Mega Millions që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar.
Çmimi është i 8-ti më i madh në historinë e lotarisë amerikane.
Mega Millions luhet në 45 shtete plus Washington DC dhe Ishujt e Virgjër të SHBA.