Kunatat ia marrin nuses djalin 5-vjeç pa pëlqimin e saj në Prizren

0
380

Një rast i vetëgjyqësisë është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën 14.08.2022 kishte pasur një rast dhune në familje dhe me dy fëmijët e saj kishte shkuar te prindërit e saj.

Ndërsa më datë 15.08.2022 dy te dyshuarat femra kosovare kunatat e saj kishin shkuar tek ankuesja dhe pa pëlqimin e saj ia kishin marrë fëmijën e saj pesë (5) vjeçar.

Policia njofton se se janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion te policisë por deri më tani nuk janë paraqitur.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

VETËGJYQËSIA / Prizren 15.08.2022-16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën 14.08.2022 kishte pasur një rast dhune në familje dhe me dy fëmijët e saj kishte shkuar te prindërit e saj. Ndërsa më datë 15.08.2022 dy te dyshuarat femra kosovare kunatat e saj kishin shkuar tek ankuesja dhe pa pëlqimin e saj ia kishin marrë fëmijën e saj pesë (5) vjeçar. Janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion te policisë por deri me tani nuk janë paraqitur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here