Kandidati për deputet nga PDK, Xhemshit Krasniqi, theksoi se qeverisjet e PDK-së kanë pasur ndikim në çdo lagje, fshat dhe qytet të Kosovës.
Ai solli shembuj të besimit të fuqishëm që banorët e Petrovës kanë shprehur për partinë, duke premtuar se më 9 Shkurt do të bashkohen me fitoren meritore të PDK-së, duke kontribuar në një të ardhme më të mirë për vendin.
Postimi i plotë:
Qeverisjet e PDK-së kanë prekur në çdo lagje, fshat dhe qytet me besimin e marrë nga banorët sikurse ata të fshatit Petrovë, të cilët u zotuan se me 9 shkurt do t’i bashkohen fitores meritore të PDK-së.