Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpirtur vendimin që kosovarët në Gjermani që nga sot e tutje, do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës, e jo si shtetas serb, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë shprehet mirënjohës ndaj Ministrisë së Jashtme dhe se i njejti u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve atje që t’i korrigjojnë dokumentet e shtetësisë.
“Dje kemi marrë lajm shumë të mirë nga ambasada në Gjermani, pas 17 vjetëve është arritur zgjidhja lidhur me çështjen e regjistrimit të shtetasve të Kosovës. Shumë prej jush jeni detyruar të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentin gjerman, që nga sot nuk do të përsëritet më. Dua ta shpreh mirënjohjen e thellë për Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës”.
“Është miratuar një udhëzim që siguron që ata regjistrohen si shtetas të Kosovës. Ky ndryshim ka hyrë në fuqi në të gjitha landet gjermane. Andaj, të nderuar bashkatdhetarë iu bëjmë thirrje të verifikoni e të korrigjoni regjistrimin e shtetësisë në dokumentet tuaja”, tha Kurti.