Komuna e Prizrenit të jetë shumbull për përkrahjen e Aftësisë së Kufizuar

0
686

3 Dhjetor njihet si Dita Ndërkombëtare e Përsonave me Aftësi të Kufizuar .Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit.

Po çka do të thotë të jesh me aftësi te kufizuar?
Te jesh me aftësi të kufizuar ështe sfidë jetësore, po në vendin tonë është sfidë e dyfishtë jetësore. Aftësia e kufizuar nuk është sëmundje, është pengesë .
Çka do të thote të jesh një femije me aftesi te kufizuar ? Do te thote: welcome to hell .
Fëmijet me AK ballafaqohën me shumë vështirësi në jetë . Si nga përkujdesja shëndeti i mirfillt e shumë gjëra të tjera.
Në Kosovë sipas statistikave vetëm 12% e fëmijëve me AK shkojnë në shkollë të rregullt.
Ku janë edhe 88% të tjerë ? Disa në shkolla speciale, disa të mbyllur në shtëpi.
Në Prizren çdo vit regjistrohen mbi 20 femijë me AK në shkolla të rregullta të gjithë këta femijë kalojnë nëpër ekipin vlerësues . Kyçën në klasën e parë po çka ndodh ? Atij i mungon një mësuese mbështetese , i mungon qasja , ka mësuese të cilat kanë deshirë klasën ta kenë në katin e dytë për mos me prish rendin e paralelës, por ja prish qasjën fëmiut të cilin prindi detyrohet ta bart me duar deri në katin e dytë. Ka drejtor qe s’i pranojnë në shkollë fëmijet që kanë pampersa . Ata po mendojnë se po e zbatojnë ligjin , por ata s’po e dinë se janë duke e shkelur ligjin përa mbrojtjen e të drejtave të femijeve.
Në vendin tonë femrat janë të gjykuara , por një femër me AK është dy fish e gjykuar dhe e margjinalizuar nga shoqeria. Ende egziston ajo bindja se nje femer me AK s’është e aftë të kujdeset për punë, për familje.
Edhe pse në vendin tonë egziston Ligji 50 në nje , pra një nderrmarrje kur ka 50 punëtor të punesuar një duhet të jetë me AK . Ky ligj shumë pak zbatohet.

Nderrmarrjet private s’kanë besim që ta punesojne nje Person me AK
Viti 2022 ështël shpallur viti i personave me aftësi të kufizuar , po në vend se t’ju ndihmojnë në disa raste edhe i kane dëmtuar personat me AK . Duke filluar nga penzioni paraplegjik ku një përqindje të madhe të antarve ton ju kanë ndërruar vendimin e penzionit prej kategorise parë i kanë vë në katogorine e dytë , pra ju kanë zvogëluar penzionet. Kjo është një shkelje e ligjit.
Sa i përket Handikosit ne njihemi si OJQ më e madhe në Komunën e Prizrenit ne veprojmë edhe në qytet e Dragashit e Mamushes, e në disa raste edhe në Rahovec . Ne jemi te liqensuar dhe veprimtarinë tonë e realizojmë me sherbime fizio dhe psikoterapeutike.
Nga Komuna mbështetemi me subvencione , po kjo s’po mjafton se viti i ka 12 muaj e vetëm me disa muaj subvencione e kemi të pamundur të veprojmë .
E kisha lutur publikish Komunën e Prizrenit ta merr si shembull Komunen e Therandës e shumë Komuna tjera ku Handikosin e perkrahin nëpërmjet vijës buxhetore : Mallrave e sherbime.
Ne njihemi si Organizata e vetme qe shperndajme paisje ndihmese. “Nuk ka kenaqesi me te madhe se ti dhurosh dikujt këmb” .

Keto paisje kanë kosto shumë të madhe duke filluar nga karrocat elektrike . Sipas donatoreve tan nje karroce elektrike e ka vleren 8000-36.000 franga . Ne i shperndajmë pa asnjë kompenzim . Sivjet i kemi shpërndarë 8 karroca elelktrike. Një shtrat e ka vlerën 3 mije euro ,ne sivjet i kemi shpërnda 11 shtreter ortopedik .
Një karrocë manuale e ka vlerën 600 euro, gjatë këtij vitit ne i kemi shperndarë 228 karroca manuale . Plus 160 paisje tjera që janë lifta, jastek për karrocë ,karroca tualetit, paterica e shumë gjëra të tjera. Që në total gjatë vitit 2022 janë 408 sherbime
Nëse i mbledhim vetëm sherbimet e karrocave vlera shkon në 233.800.00 euro . A mundet Komuna e Prizrenit me mbulu këtë shumë nëse Handikos Prizren nuk merrët me këto sherbime . Përgjigjien e keni ju
Ne këto shërbime i realizojmë pa asnjë kompenzim vetëm me një diagnoz të mjekut e me një leternjoftim.
Fatmirësisht sivjet i kemi 3 donator të cilet po na ndihmojnë ti’ realizojmë shërbimet e paisjeve të mjetëve ortopedike.
E faleminderojmë edhe Komunën e Prizrenit , e cila ka bërë një marrveshje me neve, e me OJQ Liria që do të na sjellin një donacion në vlerë 300.000.00 euro .
Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj na lajmëroj zyrtarisht më 02.12.2022 se na kanë siguruar edhe një depo që na është marrur pa drejtësisht në vitin 2021 , kjo depo është përdorur nga ne për t’i vendosur paisjet ndihmëse që kanë shërbyer për qytetarët e Regjionit të Prizrenit .
Mbesim me shpresë se bashkëpunimi yn me komunën do të vazhdojë gjithmonë , sepse ne jemi shtylla kryesore sa i përket aftësisë së kufizuar në qytetin e Prizrenit.

Shkruan: Merita SHALA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply