Anësori i Borussia Dortmundit, Jamie Gittens po shkëlqen me Dortmundin këtë sezon.
Pas performancës së tij ndaj Bayernit, ku shënoi edhe gol, flitet se ka interesim për të nga skuadrat e Premier League.
Siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, për Gittens ka interesim nga Arsenali, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami i janë vënë pas anësorit anglez, mirëpo Dortmundi thuhet se po kërkon rreth 100 milionë euro për të.
Gittens, ka kontratë me “Verdhezinjtë” deri në 2028-tën.
Anglezi, këtë sezon me Dortmundin ka shënuar 8 gola dhe 4 asistime në 19 paraqitje./IO