Jesus zbulon momentin kur Arsenal humbi titullin

0
166

Arsenal ishte sezonin e kaluar më pranë se kurrë titullit të Premier League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta e udhëhoqi kampionatin për pjesën më të madhe të kohës, por në javët vendimtare u “parakalua” nga Manchester City i Pep Guardiolës.

Në lidhje me atë se çfarë nuk shkoi në sezonin e fundit flet Gabriel Jesus me sulmuesin që beson se skuadra e tij u dobësua dhe nisi të pësojë shumë gola në momentin kur u dëmtuar William Saliba.

“Statistikat nuk “gënjejnë”, kur ishim me Salibën në fushë pësonim më pak gola. Më pas ai u dëmtua dhe skuadra nisi të pësonte”, thekson braziliani. Dhe, në fakt Jesus ka të drejtë pasi me Salibën në fushë, Arsenal pësoi vetëm tre humbje në kampionat duke e mbajtur portën e paprekur në 12 ndeshje. Francezi u dëmtua në momentin më vendimtar të sezonit dhe në dy muajt e fundit të sezonit humbi plot 11 ndeshje me “The Gunners”.

Leave a Reply