Dhimbjet e kokës janë një problem i zakonshëm që shpesh shkaktohen nga stresi, ankthi, problemet me sinuset, mungesa e gjumit, apo edhe dehidrimi, shkruan 04 Online.
Këto dhimbje mund të zgjasin për disa ditë, duke ndikuar negativisht në jetën tuaj të përditshme dhe duke shkaktuar nervozizëm.
Për një zgjidhje natyrale, provoni një çaj popullor, i cili jo vetëm që lehtëson dhimbjen e kokës, por ndihmon edhe në uljen e shpeshtësisë së dhimbjeve dhe trajtimin e migrenës. Ky çaj i thjeshtë përgatitet me mollë dhe gjethe dafine.
Përbërësit:
- 1 mollë
- 3 gjethe dafine
- 1 litër ujë
Përgatitja:
- Pastroni mollën dhe pritni në copa të vogla.
- Zieni ujin dhe shtoni gjethet e dafinës. Lëreni të ziejnë për 5 minuta.
- Shtoni copat e mollës dhe hiqeni çajin nga zjarri.
- Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta.
- Kullojeni lëngun dhe, sipas dëshirës, shtoni pak mjaltë për ëmbëlsi.
Si ta Përdorni:
- Pijeni çajin në mëngjes me stomakun bosh ose në mbrëmje para gjumit.
- Konsumojeni çdo ditë për dy javë për rezultate më të mira.
Personat që e kanë provuar thonë se dhimbjet e kokës shfaqen më rrallë dhe se çaji ndihmon ndjeshëm në qetësimin e migrenës. Provoni këtë trajtim të thjeshtë dhe natyral për një jetë pa dhimbje koke!/04 Online