Ja disa këshilla për ta hequr si duhet grimin

0
46

Shmangni të qenët dembele dhe në fund të ditës hiqni grimin nga fytyra. Ky hap është i rëndësishëm në parandalimin e problemeve të lëkurës, pasi që i lejon lëkurës të marrë frymë dhe të rigjallërohet derisa flini.

Në vijim ju shfaqim disa këshilla për heqje të lehtë të grimit para se të shkoni në gjumë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe sapun të butë

Një pastrim i shpejtë me ujë të ftohtë dhe sapun të butë është kyçe në heqjen e pluhurit nga lëkura që është grumbulluar gjatë ditës. Shmangni përdorimin e ujit të ngrohtë, sepse kjo ndalon prodhimin e vajrave natyrale në lëkurë dhe nxit tharjen e lëkurës.

Vazelinë përreth syve

Maskara dhe eyeliner-i zgjatin shumë, që do të thotë se nuk është e lehtë për t’i hequr. Për t’i hequr për disa sekonda, vetëm lyeni gishtin tregues me pak xhelatinë vazeline dhe pastroni përreth syve. Kujdes të mos depërtojë brenda në sy.

Vaji i bajameve

Vaji i bajameve është burim natyral për vitamina E dhe aminoacidet esenciale që janë të dobishme për lëkurën. Shumica e femrave e përdorin si heqës të përditshëm të grimit. Cilësia e vajit ndikon në largimin e pluhurit nga lëkura që shkakton rritim. Vetëm aplikoni disa pika aty ku dëshironi të hiqni grimin dhe e fshini me një leckë të pastër.

Hiqeni buzëkuqin

Përderisa mendoni se nuk duhet ta hiqni buzëkuqin apo balsamin, heqja e prodhimeve të kozmetikës nga buzët është po aq e rëndësishme sa edhe në pjesën tjetër të fytyrës. Hidhni pak vaj ose krem të ftohtë në pak pambuk dhe me kujdes e hiqni nga këndet dhe në mes të buzëve.

Përdorni vaj kokosi

Vaji i kokosit është prodhim me shumë përdorime që mund të përdoret në kujdesin e fytyrës. Jo vetëm se heq kozmetikën, po ashtu e hidraton edhe lëkurën dhe mbron prej rrudhave. Përdoreni përreth syve dhe në pjesët e thata të fytyrës.

Përdorni zbutës

Pasi të keni hequr kozmetikën nga fytyra, është ide e mirë të përdorni një zbutës për fytyrën, të mbyllni poret dhe ta freskoni fytyrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here