I lodhur nga rrugët e dëmtuara, britaniku merr iniciativën e pazakontë, mbush gropat me makarona

0
188

Një burrë është lodhur aq shumë me gropat në rrugë sa ka filluar t’i mbushë ato me petë makaronash.

Aktivisti nga Northamptonshire, Mark Morell, ka vendosur që me drekën e tij të rregullojë rrugët e dëmtuara, për të treguar se sa të këqija janë gropat.

Në nismën e ndërmarrë atij iu bashkua ‘noodles’, një markë të mirënjohur për makarona të çastit, me qëllim për të tërhequr vëmendjen e qeverisë britanike për gjendjen e rrugëve në mbarë vendin.

“Meqenëse asgjë nuk i mbush gropat se ‘noodles’, me kë të bashkohemi më mirë për të nxjerrë në pah gjendjen qesharake të rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar?”, tha Morell.

Britaniku kishte ndërmarrë edhe më herët iniciativa të tjera si formë ndërgjegjësimi ndaj shoqërisë. Ai u frymëzua për të ndërmarrë veprime kundër numrit të madh të gropave pasi pa qytetin e tij të lindjes, Brackley, me rrugë të dëmtuara.

Dimri i këtij viti, më i ftohti në Mbretërinë e Bashkuar prej 12 vitesh, ka shkaktuar kërdi në rrugët tashmë të dëmtuara.

Sipas raportimeve, 200 milion paund shpenzime shtesë të akorduara nga kancelari Jeremy Hunt nuk do të mjaftojnë për të paguar të gjitha punët e kërkuara në West Northamptonshire, e lëre më në të gjithë Anglinë, kostoja e të cilave mund të shkojë deri më 14 miliardë paund.

Leave a Reply