Hidroregjioni Jugor: Kudo që vëreni keqpërdorim të ujit na njoftoni në numrat tonë të telefonit

0
205

Hidroregjioni Jugor në Prizren i ka bërë thirrje konsumatorëve që të marrin masa për shfrytëzim sa më racional të ujit të pijes.

Kjo thirrje ka ardhur pas rritjes së temperaturave ditëve të fundit, me ç’rast është rritur edhe kërkesa për ujë të pijes. Si rrjedhojë, Hidroregjini Jugor ka kërkuar që të mos keqpërdoret uji i pijes.

“Në këto ditë të nxehta të verës, kur rezervat e ujit janë në rënje e sipër, ne duhet të ndërgjegjësohemi dhe të marrim masa urgjente për t’i dhënë fund keqpërdorimit të UJIT. Është e rëndësishme që të marrim masa menjëherë për të përmirësuar situatën, ose në të kundërtën do të jemi të detyruar që të marrim masa tjera që mund të çojnë në aplikimin e reduktimeve për zonën e shërbimit.

Ka shumë hapa të thjeshtë që mund të ndërmarrim për të bërë ndryshimin:
• Përdorimi i përgjegjshëm i ujit për nevoja shtëpiake.
• Ndërprerja e përdorimit të ujit për pastrimin e trotuareve, oborreve.
• Ujitja e bimëve, kopshteve etj.

Kudo që vëreni keqpërdorim të ujit na njoftoni në numrat tonë të telefonit që i posedoni në faturën e ujit. Çdo keqpërdorues që do të haset në teren nga kontrollat tona,do të ndeshet me gjoba dhe do të procesohet në Gjykatë.
Kjo është një thirrje e hapur për të gjithë ne për të marrë përgjegjësinë tonë individuale dhe për të ndërtuar një kulturë të përdorimit të përgjegjshëm të ujit.
Ju faleminderit paraprakisht për përkushtimin tuaj dhe kontributin për këtë çështje të rëndësishme”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply